Galp Formula LS 5W-30
Lubrifikant 100% sintetik, i destinuar për lubrifikimin e motorëve për automjete të lehta me benzinë ose naftë të pajisur me injeksion të drejtpërdrejtë, turbo-kompresorë dhe sisteme të përparuara të trajtimit të gazrave të shkarkimit, të tilla si sistemet katalitike të reduktimit të NOx dhe filtrat e grimcave DPF. Stabiliteti i lartë i filmit vajosës në temperatura dhe presione të ndryshme, si dhe mirëmbajtja e vetive të tij, lejon zgjatjen e intervaleve të ndërrimit të vajit. Viskoziteti i tij i ulët siguron rrjedhshmëri të mirë të vajit në temperatura të ulëta, duke lehtësuar ndezjen ne te ftohte.